Ngrohje & klimë · Pyet Ustah-un

Si me e ajros radiatorin?

Nëse radiatori është i nxehtë poshtë e i ftohtë lart, brenda ka ajër: me çelësin e vogël të radiatorit e lëshoni ajrin nga ventili i sipërm, deri sa të dalë ujë. Pastaj shikoni manometrin e kaldajës; nëse presioni ka rënë, mbushjen e bën mjeshtri i ngrohjes.

Shkaqet më të shpeshta

  • Sistemi është mbushur ose zbrazur së fundi, dhe ajri ka mbetur brenda.
  • Ajri mblidhet ngadalë gjatë sezonit, sidomos në radiatorët e katit të sipërm.
  • Ajri kthehet shpesh: shenjë e një rrjedhjeje të vogël ose e një problemi me pompën.

Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik

  1. Fikeni ngrohjen dhe prisni sa të ftohen radiatorët: uji që del mund të jetë shumë i nxehtë.
  2. Vendosni një leckë ose enë të vogël nën ventilin e ajrosjes, në krye të radiatorit, në anën e kundërt me lidhjen e ujit.
  3. Me çelësin e radiatorit, rrotulloni ngadalë, pak, në kahun kundër akrepave të orës. Do të dëgjoni ajrin që del.
  4. Kur fillon të dalë ujë pa flluska, mbylleni ventilin, pa e shtrënguar me forcë.
  5. Ndizni ngrohjen dhe shikoni manometrin e kaldajës. Krahasojeni me zonën që jep prodhuesi në libreth.

Kur me thirr Ustah-un

  • Ajri kthehet pas pak ditësh.
  • Presioni i kaldajës ka rënë pas ajrosjes.
  • Radiatori mbetet i ftohtë edhe pasi ka dalë ujë nga ventili.
  • Ventili i ajrosjes nuk lëviz, rrjedh ose është thyer.

Kërko ofertë

Pyetje të tjera

Ku e gjej çelësin e radiatorit?

Është një çelës i vogël me vrimë katrore, i bërë për ventilin e radiatorit. Te disa radiatorë ventili hapet me kaçavidë të sheshtë.

Sa shpesh duhet ajrosur?

Atëherë kur radiatori është i ftohtë lart. Nëse ju duhet ta bëni shpesh, sistemi ka një problem që duhet ta shohë mjeshtri i ngrohjes.

Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.

Ngrohje & klimë në qytetin tuaj

Lexoni edhe