Ngrohje & klimë · Pyet Ustah-un

Pse bie presioni i kaldajës?

Presioni i kaldajës bie zakonisht pas ajrosjes së radiatorëve, nga një rrjedhje e vogël diku në sistem, ose nga ventili i sigurisë apo ena e zgjerimit. Shikoni manometrin dhe kërkoni gjurmë uji, por mbushjen dhe riparimin e një sistemi nën presion lërini për mjeshtrin e ngrohjes.

Shkaqet më të shpeshta

  • Keni ajrosur radiatorët, dhe uji që doli nuk është zëvendësuar.
  • Rrjedhje e vogël te lidhjet e radiatorëve, te ventilat ose te gypat nën dysheme.
  • Ventili i sigurisë lëshon ujë, shpesh nga një gyp i vogël që del jashtë ose në kanal.
  • Ena e zgjerimit ka humbur ajrin e saj dhe nuk e mban më presionin.
  • Rrjedhje brenda vetë kaldajës.

Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik

  1. Shkruani vlerën e manometrit kur sistemi është i ftohtë dhe kur është i nxehtë, dhe sa shpejt bie nga një ditë në tjetrën.
  2. Kërkoni pika, njolla ndryshku ose gëlqereje nën radiatorë, ventila dhe kaldajë.
  3. Shikoni a pikon gypi i ventilit të sigurisë.
  4. Gjeni në libreth zonën e presionit që jep prodhuesi i kaldajës suaj.

Kur me thirr Ustah-un

  • Presioni bie përsëri pasi është mbushur.
  • Ventili i sigurisë pikon.
  • Kaldaja ndalet dhe tregon një gabim.
  • Gjeni ujë nën kaldajë ose njolla të reja në dysheme.

Kërko ofertë

Pyetje të tjera

Sa duhet të jetë presioni?

Varet nga kaldaja dhe nga shtëpia. Vlera e duhur shkruhet në libreth, dhe në shumë manometra shënohet me ngjyrë. Nëse nuk e gjeni, pyetni mjeshtrin e ngrohjes.

Pse ngrihet presioni kur ndizet ngrohja?

Uji zgjerohet kur nxehet, prandaj manometri ngrihet pak. Nëse ngrihet shumë dhe ventili i sigurisë lëshon ujë, ena e zgjerimit duhet kontrolluar nga mjeshtri.

A mund ta mbush vetë?

Disa prodhues e lejojnë me një procedurë të shkruar në libreth. Nëse nuk e keni librethin ose presioni bie sërish, mos e mbushni: rrjedhja duhet gjetur së pari.

Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.

Ngrohje & klimë në qytetin tuaj

Lexoni edhe