Ngrohje & klimë · Pyet Ustah-un

Pse po del tym nga soba në dhomë?

Tymi kthehet në dhomë kur oxhaku nuk tërheq: oxhaku është zënë nga bloza, drutë janë të lagura, ose dhoma nuk merr ajër të mjaftueshëm. Hapni dritaret, mos e mbyllni klapën e tymit sa ka zjarr, dhe mos e ndizni sobën përsëri deri sa ta kontrollojë oxhakun një mjeshtër.

Shkaqet më të shpeshta

  • Oxhaku është zënë nga bloza ose nga diçka që ka rënë brenda.
  • Drutë janë të lagura ose të freskëta, dhe bëjnë më shumë tym se zjarr.
  • Dhoma nuk merr ajër: dritare që mbyllin shumë mirë, ose aspirator i kuzhinës që e tërheq ajrin nga oxhaku.
  • Klapa e tymit është e mbyllur ose gjysmë e mbyllur.
  • Gypi i sobës është liruar ose nuk hyn mirë në oxhak.

Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik

  1. Hapni dritaret dhe derën, dhe nxirrni njerëzit nga dhoma.
  2. Mos e shtoni më drutë; lëreni zjarrin të shuhet vetë.
  3. Shikoni a është e hapur klapa e tymit.
  4. Kur soba të jetë ftohur, shikoni nga jashtë a është liruar gypi te lidhja me murin.
  5. Përdorni vetëm dru të thata.

Kur me thirr Ustah-un

  • Oxhaku nuk është pastruar këtë dimër ose para këtij dimri.
  • Tymi kthehet edhe me dru të thata dhe dritare të hapura.
  • Ka të çara në oxhak, në gyp ose rreth tij në mur.
  • Soba ose kaldaja me dru e ka lidhjen me oxhakun të dëmtuar.

Kërko ofertë

Pyetje të tjera

Kush e pastron oxhakun?

Oxhakfshirësi ose mjeshtri i ngrohjes. Pastrimi para çdo dimri e ul rrezikun e zjarrit në oxhak dhe të tymit në shtëpi.

Si i njoh drutë e thata?

Drutë e thata janë më të lehta, kanë të çara në skaje dhe tingëllojnë kur përplasen njëra me tjetrën. Drutë e lagura fërshëllejnë dhe bëjnë tym të bardhë e të dendur.

Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.

Ngrohje & klimë në qytetin tuaj

Lexoni edhe