Elektricitet · Pyet Ustah-un

Çka me bo kur bie siguresa?

Shkëputni pajisjen e fundit që e ndezët, pastaj ngrijeni siguresën një herë, me dorë të thatë. Nëse bie sërish sapo e ngritni, mos e ngritni më: ka një defekt që duhet ta gjejë elektricisti.

Shkaqet më të shpeshta

  • Mbingarkesë: shumë pajisje të fuqishme në të njëjtin qark, si ngrohësi, furra, bojleri dhe lavatriçja bashkë.
  • Qark i shkurtër: një pajisje, spinë ose kabllo e dëmtuar.
  • Ka rënë diferenciali (mbrojtja me butonin e provës): rryma po ikën diku, shpesh nga lagështia ose një pajisje me defekt.
  • Siguresë e vjetër dhe e lodhur, që bie edhe pa mbingarkesë.

Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik

  1. Shikoni në tabelë cila siguresë ka rënë, dhe a është siguresë e zakonshme apo diferenciali.
  2. Shkëputni nga prizat pajisjet e atij qarku, ngrijeni siguresën, pastaj ndizni pajisjet një nga një. Ajo pas së cilës bie siguresa është fajtorja.
  3. Nëse bie vetëm kur punojnë ngrohësi dhe furra bashkë, mos i përdorni njëkohësisht.
  4. Prekni vetëm levën e siguresës. Kapaku i tabelës nuk hapet.

Kur me thirr Ustah-un

  • Siguresa bie edhe kur asnjë pajisje nuk është e lidhur.
  • Diferenciali bie pa ndonjë shkak që e shihni.
  • Ka erë të djegur, shenja të zeza ose kërcitje në tabelë.
  • Tabela është e vjetër, me siguresa me fije në vend të levave.

Kërko ofertë

Pyetje të tjera

Çka është diferenciali dhe pse bie?

Diferenciali i mbron njerëzit nga goditja elektrike: bie kur një pjesë e rrymës ikën nga qarku, për shembull nga lagështia ose nga një pajisje e dëmtuar. Mos e anashkaloni kurrë dhe mos e lini të rënë pa e kuptuar pse.

A guxoj me e ndërru vetë siguresën?

Jo. Çdo punë brenda tabelës bëhet nga elektricisti, me rrymën e fikur nga jashtë tabelës.

Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.

Elektricitet në qytetin tuaj

Lexoni edhe