Shkaqet më të shpeshta
- Kabllo e zgjatuesit është më e hollë se ç’duhet për fuqinë e ngrohësit.
- Zgjatuesi në rul, kur nuk hapet krejt, nxehet si bobinë.
- Shumëpriza të lidhura njëra pas tjetrës.
- Prizë muri e vjetër ose e liruar, që nxehet nga ngarkesa e gjatë.
- Ngrohës shumë afër perdeve, mobiljeve ose rrobave që thahen.
Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik
- Lexoni etiketën e ngrohësit dhe të zgjatuesit. Fuqia që lejon zgjatuesi duhet të jetë më e madhe se fuqia e ngrohësit.
- Nëse duhet ta përdorni zgjatuesin në rul, hapeni krejt.
- Pas një ore pune, prekni spinën. Nëse është e nxehtë, fikeni ngrohësin dhe shkëputeni.
- Mbani ngrohësin larg perdeve dhe mobiljeve, mos e mbuloni dhe mos thani rroba mbi të.
Kur me thirr Ustah-un
- Priza e murit nxehet ose është nxirë.
- Siguresa bie sa herë ndizet ngrohësi.
- Ju duhet një prizë e re aty ku e vendosni ngrohësin: elektricisti e vendos me kabllon e duhur.
Pyetje të tjera
A është më e sigurt shumëpriza me çelës?
Çelësi nuk e ndryshon sa rrymë kalon nëpër kabllo. Për ngrohësin vlen e njëjta gjë: direkt në prizën e murit.
A mund ta vendos ngrohësin në banjo?
Vetëm një ngrohës i bërë për banjo, i vendosur nga elektricisti larg ujit dhe i lidhur në një qark me diferencial. Ngrohësit e zakonshëm dhe zgjatuesit nuk futen në banjo.
Ku ta vendos ngrohësin nëse priza është larg?
Më mirë një prizë e re e vendosur nga elektricisti sesa një zgjatues i përhershëm që shtrihet nëpër dhomë.
Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.