Fshirja e llogarisë Ustah
Si ta fshini llogarinë tuaj në aplikacionin Ustah (zhvilluar nga Ustah SH.P.K. (në themelim)) dhe çfarë ndodh me të dhënat tuaja.
1. Në aplikacion
Profili › Cilësimet › Fshi llogarinë. Konfirmoni me kodin që ju dërgojmë. Fshirja bëhet menjëherë.
2. Në faqe
Hyni në ustah.app, shtypni ikonën e cilësimeve (⚙) › Fshi llogarinë, dhe shkruani fjalën e konfirmimit.
3. Pa qasje në llogari
Na shkruani te hello@ustah.app nga adresa ose numri i lidhur me llogarinë. E fshijmë brenda 30 ditësh dhe ju konfirmojmë me shkrim.
4. Çfarë fshihet
Menjëherë: profili, numri i telefonit, emaili, fotot, profili i Ustah-ut dhe galeria, njoftimet dhe pajisjet e lidhura, dokumenti i identitetit.
Mesazhet dhe kërkesat tuaja anonimizohen: personi tjetër në bisedë nuk e humb historikun e vet, por nuk sheh më emrin tuaj.
5. Çfarë mbetet, dhe pse
Faturat e abonimit ruhen 10 vjet, sepse ligji e kërkon. Ato nuk përmbajnë asgjë tjetër përveç asaj që shkruhet në faturë.