Shkaqet më të shpeshta
- Gypa që kalojnë në mure të jashtme, në bodrum, garazh ose papafingo pa ngrohje.
- Ujëmatësi ose gypi në oborr, në një pus pa izolim.
- Shtëpi ose dhoma që mbeten pa ngrohje gjatë natës ose kur jeni larg.
- Rubineti i oborrit që nuk është zbrazur para dimrit.
Çka mund të kontrolloni vetë, pa rrezik
- Gjeni ku ka ngrirë: zakonisht në pjesën më të ftohtë dhe më pak të mbrojtur të gypit.
- Mbyllni ventilin kryesor të ujit para se të filloni. Nëse gypi është plasur, kështu nuk përmbytet shtëpia kur shkrin akulli.
- Hapni rubinetin që e merr ujin nga ai gyp, që uji të ketë ku të dalë.
- Ngrohni ngadalë: ngrohni dhomën, vendosni lecka të ngrohta mbi gyp, ose përdorni tharësen e flokëve nga larg, duke filluar nga ana e rubinetit.
Kur me thirr Ustah-un
- Gypi është fryrë, i çarë, ose rrjedh pasi shkrin.
- Nuk e gjeni se ku ka ngrirë, ose gypi kalon brenda murit.
- Uji ka arritur te prizat, te tabela ose te kabllot: këtu thirrni edhe elektricistin.
Pyetje të tjera
Po nëse ka ngrirë ujëmatësi?
Mos e hapni dhe mos e ngrohni me flakë. Ujëmatësi zakonisht i takon kompanisë së ujësjellësit: njoftoni kompaninë e zonës suaj, dhe pjesën brenda pronës suaj e kontrollon mjeshtri i ujit.
Si me i mbrojt gypat që të mos ngrijnë sërish?
Izoloni gypat në vendet e ftohta, zbrazni rubinetin e oborrit dhe mos e lini shtëpinë krejt pa ngrohje. Nëse shtëpia mbetet bosh, lexoni si zbrazet instalimi para dimrit.
Shkruar nga Ekipi i Ustah · përditësuar më . Këto këshilla nuk e zëvendësojnë kontrollin e një mjeshtri në vend.